Licencohet stadiumi “Fadil Vokrri”
30 gusht 2018
| 11:47
Stadiumi “Fadil Vokrri” është licencuar nga UEFA.
Federatën e Futbollit të Kosovës ka njoftuar sot se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin.