Licensohen edhe 9 laboratorë privatë për kryerjen e testeve për Covid-19 (Emrat)
12 gusht 2020
| 10:19
Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2.
Nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 9 ISHP për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2.
Më herët, Ministria e Shëndetësisë (MSh) kishte licensuar edhe 29 laboratore tjera.
Të njëjtat do të monitorohen në vazhdimësi nga MSh-ja dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës lidhur me dallaveret e mundshme me çmime.