Liderët duhet të bashkohen për të ardhmen e vendit
03 qershor 2019
| 08:51
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, u ka bërë thirrje liderëve politikë të vendit që të bashkohen për interesat kombëtare të Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ndasitë politike nuk duhet të vijnë në shprehje kur është në pyetje e ardhmja e Kosovës.
Kreu i BIK-ut ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndajnë një pjesë të buxhetit shtetëror për bashkësitë fetare.
Sipas Tërnavës, për BIK-un është mjaft sfiduese që t’i sigurojë çdo muaj pagat e 2 000 punëtorëve.
Me rastin e Fitër Bajramit, myftiu Tërnava ka bërë thirrje që të zgjatet dora e pajtimit dhe të ndërpriten armiqësitë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)