Liderët e BE-së arrijnë marrëveshje historike, 750 miliardë euro për rimëkëmbje nga pandemia

21 korrik 2020 | 08:30

Liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje historike për fondin e rimëkëmbjes ekonomike me vlerë prej 750 miliardë eurosh dhe planin afatgjatë të shpenzimeve pas katër ditësh me tensione e mosmarrëveshje. Ky ishte samiti më i gjatë i BE-së në dy dekadat e fundit.

Udhëheqësit e lodhur nga negociatat e gjata më në fund e dhanë miratimin që huaja e përbashkët e BE-së të shpërndahet në formën e granteve përballë një rënie ekonomike që nuk është parë që nga Depresioni i Madh, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Përmbylljen e negociatave të lodhshme e bëri të ditur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ishte duke e udhëhequr debatin. Ai shkroi vetëm një fjalë në Tëitter: “Marrëveshje!”

Në një konferencë për gazetarë që e mbajti më vonë, ish-kryeministri belg tha se maratona e bisedimeve ka përfunduar me sukses dhe se kjo marrëveshje do të jetë moment kyç në rrugëtimin e Evropës. “Magjia e projektit evropian vazhdon të funksionojë”, shtoi ai.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se kjo është ditë historike për Evropën, ndërsa valuta euro shënoi rritje të vlerës në krahasim me dollarin pas lajmit për arritjen e marrëveshjes.

Marrëveshja u arrit në një mbledhje të mbajtur në orën 5 e 15 minuta të mëngjesit të së martës. Shtetet u pajtuan që mjetet të dhurohen në formën e granteve të pakthyeshme për vendet që janë prekur më së shumti nga koronavirusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka inspiruar edhe komunitetin e artistëve pamorë kampanja e nisur…