Liderët e koalicionit “Për Familjen” vizitojnë kompaninë e njohur M-Technology, një nga eksportuesit kryesorë të Kosovës

30 janar 2025 | 15:40

Liderët e koalicionit, Eman Rrahmani, Selim Pacolli dhe Ferid Agani, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në kompaninë e njohur M-Technology, një nga eksportuesit kryesorë të vendit. Gjatë vizitës, ata u pritën nga pronari i kompanisë, z. Rrustem Pacolli, i cili i informoi mbi sukseset dhe planet e ardhshme të kompanisë. Duke vizituar ambientet e prodhimit, liderët panë nga afër proceset moderne dhe standardet e larta të cilësisë që ndjek M-Technology.

“Kompanitë si M-Technology janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim industrinë vendore për të rritur eksportin dhe inovacionin,” theksoi Eman Rrahmani. Në përfundim të vizitës, liderët dhe punëtorët u bashkuan në një drekë të përbashkët, ku diskutuan mbi rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe fuqizimin e brendit “Made in Kosova”. Ata riafirmuan angazhimin e tyre për të nxitur iniciativa që forcojnë ekonominë dhe krijojnë mundësi të reja punësimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i televizionit amerikan, Kylie Jenner ka bërë një paraqitje…