Liderët e koalicionit VLEN takojnë Kurtin: Ndryshimi po vjen…
21 prill 2024
| 12:49
Liderët e koalicionit VLEN që garojnë në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë me dije kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili ka thënë se: “Ndryshimi po vjen, fitorja do të jetë e thellë!”
“Sapo u takuam në Prishtinë dhe morëm mbështetje të parezervë nga kryeministri Albin Kurti, kryeministri që VLEN, kundër korrupsionit, kundër Ballkanit të Hapur, kundër regjimit të vjetër. Ndryshimi po vjen, fitorja do të jetë e thellë!”, ka shkruar në “Facebook”, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.