Liderët e rajonit takohen me Scholzin në Greqi
10 qershor 2022
| 22:35
Liderët e shteteve të rajonit janë takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Greqi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi nga darka e punës.
Në mes të kancelarit gjerman dhe Ramës shihet edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore)”, ka shkruar Rama.