Liderët e UÇK-së nesër dalin para Gjykatës Speciale
19 maj 2022
| 13:32
Nesër (e premte) në orën 14:30 do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin e liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).
Thaçi dhe të tjerët janë duke u akuzuar kinse për krime lufte. Ndaj akuzave të Gjykatës Speciale ata janë deklaruar të pafajshëm.
Liderët e UÇK-së janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.