Liderët shtetërorë: Sfidë për këtë vit, dialogu me Serbinë
Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë bërë me dije se vazhdimi i dialogut me Serbinë, përkatësisht arritja e marrëveshjes paqësore ndërmjet dy vendeve, do të jetë sfida kryesore për vitin 2019.
Sipas tyre, edhe në Kosovë edhe në Serbi janë shtuar zërat dhe e kanë kuptuar se një marrëveshje në mes të këtyre dy vendeve është e pashmangshme dhe është në interes të dy popujve për të ecur përpara.
“Sfida, në të njëjtën kohë edhe mundësia kryesore për këtë vit, është arritja e marrëveshjes paqësore me Serbinë. Kjo pastaj do të na mundësonte që t’u kthehemi sfidave dhe nevojave të tjera që kemi, që nga përmbyllja e konsolidimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës deri te thellimi i reformave në shtet dhe në shoqëri, forcimi i mëtutjeshëm i sundimit të ligjit dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Kosova është shtet i potencialeve të pashfrytëzuara, prandaj edhe sfidat që kemi përpara duhet t’i shohim më shumë si mundësi sesa si sfidë apo pengesë”, ka deklaruar Thaçi në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)