Liderët shtetërorë takohen te shtëpia e Pacollit
Liderët e koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, janë mbledhur në shtëpinë e këtij të fundit në Hajvali.
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se në këtë takim është i pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi.
Takimit pritet t’i bashkangjitët edhe ministri i Diasporës Dardan Gashi.
Temë diskutimi është taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë.
Pacolli gjatë ditës u bëri ftesë liderëve për këtë takim.
“Unë ftoj për një takim të përbashkët, urgjente të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës me miqtë tanë të SHBA-ve dhe të perëndimit për të kordinuar veprimet tona, cilat do qofshin ato por që shkojnë në interesin e miqësisë më aleatet tonë përendimor dhe në interesin kombëtar. Koha nuk pret, është momenti i vendimeve të mëdha”, pati shkruar sot në llogarinë e vet në “Facebook” Pacolli.