Lideri i AAK-së dhe ambasadori italian flasin për zhvillimet politike në Kosovë
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, si dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova, në këtë situatë të ndjeshme.
“Prita sot në takim, ambasadorin e nderuar, Nicola Orlando. Diskutuam së bashku për zhvillimet politike në vend, si dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova, në këtë situatë të ndjeshme. Ambasadori italian, shprehu mbështetjen e vendit të tij, në proceset integruese të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe Bashkim Evropian. Falënderues për rolin e Italisë në të kaluarën dhe në këto ditë me rëndësi për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.