Lideri i AAK-së kujton masakrën e Qyshkut

14 maj 2021 | 11:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën serbe në Qyshk, në 22-vjetorin e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga shteti serb në përpjekje për spastrim etnik.

Postimi i plotë i tij:

Qyshku, Pavlani, Zahaqi dhe Llabjani janë adresë e lirisë. Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm e të pambrojtur, janë tregues i çmimit të lartë për liri dhe shtet.

Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik, e shumë varre janë ende të zbrazëta.

Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i yni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Azerbajxhani të largojë…