![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/gruda.jpg)
Lideri i AAK-së: Zejnullah Gruda i shërbeu atdheut me devotshmëri
Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Gruda për vdekjen e profesor Zejnullah Grudës.
Ai ka thënë se Zejnullah Gruda i ka shërbyer atdheut me devotshmëri duke edukuar breza të tërë.
“Do të mbahet mend për mprehtësinë e mendjes, urtësinë dhe guximin intelektual. Ndajmë dhembjen me familjen Gruda, kolegët e studentët e tij dhe të gjithë ata që e njohën. Pusho në paqe rofesor”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Zejnullah Gruda gjatë gjithë karrierës së tij është marrë me botime dhe publikime të shumta.
Ndërkohë që ka qenë aktiv me opinionet e tij, sidomos sa i përket çështjeve të kufijve.
Ai po ashtu ka qenë prej shumë vitesh profesor i rregull universitar. Gruda ka qenë anëtari i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi.