Lideri i BDI-së përkujton heroin Ilir Konushevci
09 maj 2019
| 12:52
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci, në 21-vjetorin e rënies.
“Në sytë e tu shihja mllefin që ta nxiste synimin për të marrë hak për Luan Haradinajn dhe Ardian Krasniqin, por të vranë në pritë Ilir, të vranë pa e marrë hakun për shokët.
Ti dhe shokët e tjerë të rënë keni gjetur paqen sepse luftën e fituam dhe Kosovën e çliruam.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Ilir Konushevci, lavdi!”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/