Lideri i BDI-së takon ambasadorin çek, temë diskutimi proceset integruese

04 mars 2022 | 13:32

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka uruar mirëseardhje në misionin diplomatik në Maqedoninë e Veriut, ambasadorit të ri të Republikës Çeke, Jarosllav Ludva.

Ahmeti gjatë këtij takimi me ambasadorin çek ka diskutuar për bashkëpunimin e të dyja vendeve sa i përket proceseve integruese.

“Vazhdimësia e raporteve të mira mes vendeve tona, epilogu i suksesshëm i kontestit me Bullgarinë fqinje dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian ishin në fokusin e bisedës sonë gjatë takimit të sotëm, procese këto që kanë padyshim përkrahjen e madhe të Çekisë mike”.

“Kërkova nga ambasadori Ludva angazhimin e vendit të tij për ardhmërinë europiane të vendit tonë, veçanërisht në periudhën e kryesimit të saj me Këshillin e Europës nga 1 korriku i këtij viti. Bashkë diskutuam dhe dënuam sulmin e Rusisë ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës duke bërë thirrje për paqe dhe ndërprerje të menjëhershme të sulmeve”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Turqia do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e…