Lideri i “dardanëve”: Nuk ka tifozë të lënduar

12 qershor 2022 | 23:17

Lideri i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka njoftuar se nuk ka asnjë tifozë të lënduar. Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje sonte në ndeshjen ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Panthessaliko” përfundoi me rezultatin 0:2. Ndeshja u përshkrua me tensione të shumta. Ishin grekët që nuk i ndalen provokimet që nga fillimi e deri te mbarimi i ndeshjes.

Tensione kishte edhe mes tifozëve, teksa gjatë ndeshjes, grekët kanë gjuajtur me mjete ndezëse në drejtim të tifogrupit “Dardanët”.

Pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën. U raportua për tifozë kosovarë të lënduar, por kjo është mohuar nga i pari i “Dardanëve”.

“Nuk ka të lënduar asnjë prej tifozëve ‘dardanë’, përpos që s’ka të lënduar nuk kemi lejuar me na provoku që erdh deri të eksesi me i sulmuar na se na erdhën të sektori ynë. Forca Kosovë”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë i cili dyshohet se është shqiptari Erion Hasanbelliu,…