Lideri i grupit që fundosi Assadin flet në një xhami në Damask: Fitorja është e gjithë kombit sirian

08 dhjetor 2024 | 18:01

Abu Mohammed al Jolani, i cili udhëhoqi ofensivën rebele që përmbysi regjimin e Bashar al Asadit, ka folur në xhaminë Umajad në Damask.

Në paraqitjen e tij të parë publike që kur luftëtarët hynë në periferi të Damaskut, ai u tha mbështetësve se fitorja e rebelëve ishte “për të gjithë kombin” dhe se Assad e kishte bërë Sirinë “një fermë për lakminë e Iranit”.

“Çlirimi ka ndodhur pavarësisht hundës së atij tirani”, tha ai për Assadin.

Ai shtoi se Siria do të “shërohet plotësisht” nga efektet e luftës.

“E ardhmja është e jona”, u tha ai mbështetësve. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 15 dhjetor hendbollistet e Kombëtares së Kosovës do ta…