Lideri i laburistëve premton rikthimin e Britanisë në BE
Lideri i laburistëve në Britaninë e Madhe, Keir Starmer duket se i ka dhënë përgjigjen finale pyetjes që mundon mijëra britanikë, nëse ai do të rikthejë vendin në Bashkimin Europian kur të vijë në pushtet.
Starmer është kapur në kamera në një konferencë në Montreal duke thënë se nuk ka në plan ta kthejë Mbretërinë e Bashkuar në BE dhe se vendi nuk do të devijonte nga rregullat e Brukselit nëse ai bëhej kryeministër.
Por, sot teksa partia po përpiqej të minimizonte rëndësinë e komenteve që ai bëri për rregullat e Brukselit, kreu i Laburistëve nxitoi të shprehej se ai ka të drejtën që të kërkojë ndryshime në marrëveshjen e Brexit me BE-në.
Gjithë ky nxitim për të mbuluar ato ç’ka tha në Montreal erdhi pasi vërejtjet e tij u bën objekt diskutimi nga konservatorët, të cilët thanë se Starmer shkoi përtej asaj çka ai kishte thënë më parë se ishte i përgatitur të pranonte në raport me Brexit.
Duke folur sot për mediat lideri i Laburistëve me pamje të zemëruar tha se do të shqyrtonte përmirësimet e mundshme sektor pas sektori të marrëveshjes në 2025.
Ai u tha gazetarëve se “nuk ka asnjë shans për t’u bashkuar me BE-në, dhe për asnjë rast bashkimi doganor apo tregu të vetëm“.
“Ligjet në këtë vend do të bëhen për interesin publik. Kjo nuk do të thotë se një qeveri laburiste do të ulë standardet për ushqimin ose do të shkurtojë të drejtat që njerëzit kanë në punë. Kjo ka qenë një politikë konsistente e Partisë së Punës për vite me radhë. Rastësisht, kjo është edhe politika e qeverisë”, shtoi Starmer.