Lideri i opozitës: Kryeministri Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës

02 mars 2020 | 18:08

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se kryeministri Albin Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e vendit.

Ai ka thënë se ai sot të njëjtën gjë e ka bërë edhe gjatë seancës të jashtëzakonshme për taksën 100 për qind.

“Kryeministri Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës. Ai e bëri të qartë këtë përsëri sot. Duke u fshehur pas deklaratave të paqarta në Kuvend, ai nuk arriti të ofrojë ndonjë zgjidhje të pranueshme për sfidat me të cilat përballemi. Në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne duhet të ecim krah për krah me ShBA-të”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thirrur sot popullin në…