Lideri i PDK-së bën homazhe te varret e dy heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

02 nëntor 2023 | 13:27

Për të nderuar dëshmorët e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 34-vjetorin e rënies së tyre, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varrezat e këtyre dy dëshmorëve në Velani.

Ai ka thënë se flijimi i Afrimit dhe Fahriut në ballafaqim me forcat policore serbe, shërbeu si burim frymëzimi në vazhdimin e luftës për liri dhe pavarësi për breza të tërë atdhetarësh, në realizimin e idealeve kombëtare dhe politike të popullit tonë.

“I përjetshëm mbetet kujtimi për heronjtë tanë!”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në 34-vjetorin e…