Lideri i PDK-së feston sot ditëlindjen, ky është urimi i Besa Ismailit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili, ka uruar kryetarin e PDK, Memli Krasniqi, me rastin e ditëlindjes.
Në këtë periudhë të rëndësishme zgjedhjesh, Ismaili ka ndarë një vleriëm për kryetarin e partisë.
Ajo ka thënë se Krasniqi është një lider që gjithmonë ka treguar vendosmëri, integritet dhe një vizion të qartë për të ardhmen e vendit.
“Kryetari ynë dhe miku im – Memli Krasniqi – sot shënon ditëlindjen. Në këtë periudhë të rëndësishme zgjedhjesh, dua të ndaj me ju vlerësimin tim për kryetarin e partisë sonë, një lider që gjithmonë ka treguar vendosmëri, integritet dhe një vizion të qartë për të ardhmen e vendit. Si mik, e di sa shumë punon dhe ai na frymëzon çdo ditë me përkushtimin e tij për të shtyrë proceset para. Unë e quaj “buldozher” për metodologjinë e punës që ka në organizim dhe lidership. Tani është momenti jo vetëm për t’uruar ditëlindjen por edhe për të qëndruar krah për krah me të dhe për të treguar mbështetjen tonë në rrugën drejt fitores, për një Kosovë #mamirë!”, ka shkruar në Facebook Ismaili.