Lideri i PDK-së: I hidhur lajmi për vdekjen e akademikes Edi Shukriu
17 janar 2023
| 15:46
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen Shukriu për ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukriu.
Krasniqi ka theksuar se profesoresha Shukriu veçohej për kontributin e saj shkencor tejet të vlefshëm në fushën e arkeologjisë dhe antropologjisë.
“I hidhur lajmi për vdekjen e akademikes Edi Shukriu, e cila me angazhimin e saj publik la gjurmë në vendin tonë. Profesoresha Shukriu veçohej edhe për kontributin e saj shkencor tejet të vlefshëm në fushën e arkeologjisë dhe antropologjisë. Një ndër shembujt e parë dhe shembull model i gruas kosovare, të pavarur dhe të arsimuar. E tillë do mbetet në kujtesën tonë kolektive Edi Shukriu. Ngushëllime familjarëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve të saj!”, ka shkruar në “Facebook” Krasniqi.