Lideri i PDK-së prezanton Bejtullah Deliun, kandidat për kryetar të ardhshëm të Rahovecit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot Bejtullah Deliun, kandidat për kryetar të ardhshëm të Komunës së Rahovecit.
Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Bejtullah Deliu e njeh mirë Rahovecin, djersën e fermerëve, ndërmarrësve dhe pritjet e të rinjve të kësaj komune. Prandaj, ai tha se Deliu ka edhe vullnetin e madh që të sjellë transformime në këtë qytet, ashtu siç e meriton.
Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:
Rahoveci, qyteti i punës, i konakut e krenarisë, do të ketë nga tetori kryetarin që e meriton.
Bejtullah Deliu është kandidati ynë për të drejtuar këtë qytet, që është zhvilluar shumë me qeverisjen e PDK-së, por ka ngecur në vitet e fundit.
Bejtullahu e njeh mirë Rahovecin, djersën e fermerëve, ndërmarrësve dhe pritjet e të rinjve të kësaj komune. Prandaj, ai ka edhe vullnetin e madh që të sjellë transformime në këtë qytet, ashtu siç e meriton.
E vizitoj shpesh Rahovecin. Jam krenar me punët e mira që kemi bërë për këtë qytet. Por e di që na presin edhe shumë angazhime të tjera.
Me një ekip të shkëlqyer të kandidatëve për Asamblenë Komunale, me profesionistë të ndershëm, të rinj e të reja, qytetarët e Rahovecit kanë mundësinë që me Bejtullah Deliun dhe PDK-në të rikthejnë punët e mira në qytet e fshatra.
https://www.facebook.com/100044662171388/posts/359474325551304/?sfnsn=mo