Lideri i PDK-së shkon në vendlindjen e Isni Kilajt, kërkon mobilizim për 14 nëntorin
03 nëntor 2021
| 20:08
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka qëndruar sonte në Lubizhdë të Malishevës, në vendlindjen e kandidatit për kryetar komune, Isni Kilaj.
Krasniqi ka bashkëbiseduar me aktivistë e mbështetës të shumtë të PDK-së zgjedhjet e balotazhit më 14 nëntor,
“Në një atmosferë mobilizuese për raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët e Malishevës kanë vendosur të ndryshojnë për mbarë qeverisjen lokale, duke i besuar vizionit të kryetarit Isni Kilaj. Qeverisja e re në Malishevë do të jetë transparente, llogaridhënëse dhe zhvillimore, për këtë komunë që i ka dhënë shumë Kosovës dhe që meriton një udhëheqje dinjitoze”, ka thënë lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.