Lideri i PDK-së: Sot me mendje e lutje jemi me qytetarët e Ukrainës

24 shkurt 2022 | 12:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se sot me mendje e lutje janë me qytetarët e Ukrainës, të cilët janë zgjuar në mes një agresioni ushtarak nga Rusia, agresion që shkel jo vetëm të Drejtën Ndërkombëtare, por edhe vlerat e përbashkëta qytetëruese.

“Ndajmë shqetësimin e thellë me botën demokratike për këtë akt të rëndë e të papranueshëm dhe mbështesim qytetarët e Ukrainës që janë detyruar të mbrojnë jetën dhe lirinë e tyre, duke u solidarizuar plotësisht me ta në këtë orë të errët të historisë evropiane”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18…