Lideri i PDK-së viziton familjen e Thaçit dhe të Veselit: Dielli do të lind përsëri!
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorë ka vizituar familjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Ai ka thënë se heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull. Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë. Sot, është obligimi ynë që ta vazhdojmë ëndrrën dhe punën e tyre për shtetndërtim e fuqizim të kombit tonë. Këtë ua thash edhe familjarëve gjatë vizitave të sotme te ta. Tre vjet kaluan, e mund të kalojë edhe ndonjë tjetër, mirëpo një gjë është e sigurt: Dielli do të lind përsëri!”, ka thënë Krasniqi.