Lideri i ri i Sirisë nuk i jep dorën ministres së jashtme të Gjermanisë për arsye fetare!
Lideri i ri i Sirisë me këtë gjest tregon se si do ti trajtojnë gratë!
E pazakontë ishte pritja që ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock pati në Damask nga udhëheqësi “de fakto” i Sirisë, Ahmad al-Sara që njohet edhe si Abu Mohammed al-Jolani. Ai priti këtë të premte shefen e diplomacisë gjerman dhe homologun e saj francez, Jean-Noël Barrot. Kjo është vizita e parë e zyrtarëve evropianë në Siri që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assad.
Al-Sara shtrëngoi dorën me Barrot, por nuk bëri të njëjtën gjë me Baerbock, të cilën e përshëndeti me kokë, pasi ai nuk shtrëngon duart me gratë për arsye parimore. E vetëdijshme për këtë çështje duket se ka qenë edhe vetë ministrja gjermane, e cila nuk u duk e habitur, pasi i mbajti duart e saj të lidhura.