Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkon zyrtarizmin e lulëkuqes si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit   

02 janar 2023 | 23:01

Lideri i Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Zoti Ali Ahmeti, e ka mbështetur kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook ai ka theksuar:

Rreshtohem në mbështetje të fushatës së inicuar nga miku im Bardhyl Mahmuti dhe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që ai drejton, për të përcaktuar lulëkuqen me katër petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit që shkaktoi Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës. 

Iniciativë e qëlluar për të memorizuar përjetë kujtimet e një episodi të errët, e një qëndrese heroike përballë një ideologjie të errët pushtuese, e një ngjarje që nuk duhet përsëritur kurrë. 

Uroj formalizimin sa më të shpejtë të kësaj iniciative, edhe atë që nga 15 janari kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” i është mirënjohës Zotit Ali Ahmeti për këtë mbështetje dhe e falënderon përzemërsisht.

Vetëm së bashku ne mund të arrijmë rrugën drejt ngadhnjimit të drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

https://www.facebook.com/100044523937585/posts/pfbid0QGaykemq9qTYCMgDzDsu5bJ1WBR2VTvRr4Q7NBfPt5v12Z4SoNUmgAnQ7ePPG6cDl/?mibextid=cr9u03

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ante Rebic ka pësuar një lëndim. Milani pësoi një humbje…