Lideri i Uzbekistanit fiton referendumin për zgjerim të kompetencave
Uzbekistani ka miratuar një pako amendamentesh kushtetuese përmes një referendumi, sipas rezultateve preliminare të publikuara të hënën, më 1 maj.
Këto amendamente kushtetuese do t’i lejonin presidentit aktual, Shavkat Mirziyoyev, të kandidojë edhe për dy mandate të tjera shtatëvjeçare. kur ai aktual të përfundojë në 2026.
Mandati i tij aktual përfundon pas tre vjetësh, në vitin 2026.
Reforma, e miratuar me rreth 90 për qind të votave në referendumin e së dielës, do t’ia mundësonte Mirziyoyevit rikandidimin ashtu që mandatet e tij të kaluara dhe ky aktual të mos i llogariteshin.
Ndërkohë, shtetasve të vendit të Azisë Qendrore u premtohet mbrojtje më e madhe sociale dhe ligjore.
Mirziyoyev, 65 vjeç, e ka hapur ekonominë e ish-republikës sovjetike, ka përmirësuar ndjeshëm lidhjet me shtetet e perëndimit dhe i ka kufizuar fuqitë e shërbimeve të sigurisë, dominimi i të cilave në dekadat e mëparshme e kishte kthyer vendin prej 35 milionë banorësh në një shtet policor.
Megjithëse partnerët perëndimorë të Tashkentit nuk pritet ta miratojnë zgjerimin e kompetencave presidenciale, Uzbekistani nuk rrezikon shumë duke pasur parasysh se shtetet e perëndimit po kërkojnë mbështetje nga ish-kombet sovjetike në përpjekjet për ta izoluar Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.