Lideri jugkorean është optimist për përfundim të luftës koreane
Presidenti jugkorean, Moon Jae-in i ka thënë BBC-së, se është çështje kohe para se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore të shpallin fundin e gjendjes së luftës në Gadishullin Korean.
Lufta në këtë Gadishull ka përfunduar në vitin 1953 mirëpo traktati i paqes nuk është nënshkruar kurrë.
Moon, ka thënë se mund të ketë më shumë “plagë e dhimbje” diplomatike, teksa tenton të bindë liderin verikorean, Kim Jong-un për të hequr dorë nga armët bërthamore.
Megjithatë, ai e ka përshkruar Kimin si njeri të “sinqertë”. Në një intervistë për BBC-në ai po ashtu ka thënë se shpreson që liderët evropianë t’i ndihmojnë atij si ndërmjetësuese në mes të Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump nëse negociatat ngecin.
Moon dhe Kim janë takuar tri herë gjatë këtij viti dhe ai ka shërbyer edhe si ndërmjetësues në mes të liderit verikorean dhe Trumpit.
Ai ka thënë se ka pasur “diskutime të shumta” me presidentin Trump dhe zyrtarë tjerë amerikanë lidhur me dhënien fund të gjendjes së luftës.
Moon ka thënë se ai dëshiron që kjo të ndodhë “sa më herët që është e mundur” dhe se beson “në pikëpamje të njëjta në mes të Uashingtoni dhe Suelit në këtë çështje”.
Moon ka thënë se ai është bërë presidenti i Koresë Jugore për të ndihmuar në parandalimin e kthimit të luftës në Gadishull, pasi ai e ndjen dhimbjen e ndarjes nga lufta.
Prindërit e Moon kanë ikur në Korenë Veriore më 1953 dhe ai nuk e ka parë më kurrë familjen e tij./rel/