Lideri kryesor i opozitës nuk i bashkangjitet qeverisë emergjente e Izraelit

13 tetor 2023 | 00:31

Udhëheqësi i opozitës në Izrael, Yair Lapid, e ka quajtur sulmin e Hamasit një “dështim të pafalshëm” nga qeveria Netanyahu, duke shtuar se ai nuk do t’i bashkohet kabinetit të luftës emergjente.

Benjamin Netanyahu dhe politikani i opozitës Benny Gantz ranë dakord të linin mënjanë një rivalitet të ashpër politik dhe formuan një qeveri emergjente të mërkurën.

Lapid është themeluesi i partisë centriste Yesh Atid dhe aktualisht është lider i opozitës zyrtare në Knesset.

Krahas Netanyahut dhe Gantz, kabineti i ri i përkohshëm përfshin ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Netanyahu dhe Gantz thanë në një deklaratë të përbashkët se një vend do t’i rezervohej Lapidit në kabinetin e qeverisë.

Megjithatë, duke folur të enjten, Lapid tha se Netanyahu dhe Ben Gvir “nuk ishin njerëzit që do të rivendosnin besimin e shkatërruar të popullit izraelit në qeverinë e tyre”.

Lapid shtoi se partia e tij nuk do ta kundërshtojë qeverinë dhe do ta mbështesë atë gjatë krizës së sigurisë, shkruan BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kryeqytet dhe qytete të tjera të Shqipërisë ka nisur…