Lideri opozitar rus dyshohet se është helmuar
20 gusht 2020
| 10:34
Opozitari rus, Alexei Navalny është pa vetëdije në spital me helmim të dyshuar, ka thënë zëdhënësja e tij.
Ai është sëmurë gjatë një fluturimi dhe avioni ka bërë një ulje urgjente në Omsk, ka thënë Kira Yarmysh, duke shtuar se ata dyshuan se diçka ishte përzier në çajin e tij.
Një burim spitalor ka konfirmuar trajtimin për helmim për agjencinë e lajmeve “Tass”.
Navalny, 44-vjeçar, është një kritik i fortë i presidentit Vladimir Putin.
Në qershor ai ka përshkruar një votim për reformat kushtetuese si një “grusht shteti” dhe “shkelje të kushtetutës”. Reformat lejojnë Putin të shërbejë dy mandate të tjera.