Lideri që i mbron të korruptuarit është po aq fajtor

04 shkurt 2025 | 08:00

Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në qeverinë Kurti.

Ai ka bërë me dije se një lider është fajtor për korrupsionin edhe nëse ai nuk përfiton drejtpërdrejt.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kush i mbron të korruptuarit është po aq fajtor.

“Edhe nëse një lider nuk përfiton drejtpërdrejt nga korrupsioni, por e toleron atë dhe i mbronë të korruptuarit që i shërbejnë interesave të tij, është po aq fajtor. Lejimi i korrupsionit, nuk e bën më pak të dëmshëm – përkundrazi, e forcon dhe e normalizon atë! Për ta luftuar korrupsionin nuk mjafton vetëm të mos jesh i korruptuar, por duhet guxim dhe vullnet për të ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump shtyu për një muaj hyrjen në…