Lideri separatist i Katalonisë kërkon leje për kthim në Spanjë
Lideri separatist i Katalonisë, Carles Puigdemont, ka kërkuar nga qeveria e Spanjës që ta lejojë atë të kthehet në Spanjë me kohë, për seancën e hapjes së Parlamentit të Katalonisë, në mënyrë që ai ta vazhdojë presidencën e këtij rajoni.
“Dëshirojë të kthehem në Kataloni sa më shpejtë që është e mundshme”, i tha Puigdemont mbrëmë agjencisë “Reuters”.
Puigdemont, i cili ishte president i rajonit të Katalonisë deri në muajin tetor të këtij viti, kur u largua nga vendi i tij, ballafaqohet me arrestim për rolin e tij në organizimin e një referendumi ilegal për pavarësi dhe për shpalljen e pavarësisë së Katalonisë.
Aktualisht ai është me vullnet në ekzil në Belgjikë.
Por, është e paqartë nëse Puigdemont dhe liderët e tjerë të paraburgosur, që ishin në favor të pavarësisë së Katalonisë, do të jenë në gjendje të marrin pjesë në parlament, që seancën e parë do të mund ta mbante më 23 janar.