Lideri suprem i Iranit përjashton mundësinë e bisedimeve me Amerikën
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamene, ka thënë se do të vazhdojë me ndalimin e çfarëdo negociate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Këto komente ai i ka bërë në 40-vjetorin e rrethimit të ambasadës së ShBA-së në Teheran.
“Një mënyrë për të bllokuar ndërhyrjen politike të Amerikës është ndalimi i bisedimeve me Amerikën. Do të thotë që Irani nuk do të dorëzohet para presionit të tyre”.
“Ata që i shohin negociatat me ShBA-në si zgjidhje për çdo çështje, janë gabim. Asgjë nuk mund të nxjerret nga negociatat me ta sepse definitivisht ata nuk bëjnë lëshime”, ka thënë Khamenei.
Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë tensionuar kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke rikthyer sanksionet perëndimore ndaj Iranit.
Uashingtoni kishte rivendosur sanksionet ekonomike me qëllim të ndaljes së eksportit të naftës së Iranit.