“Lidershipi aktual s’mundet me i heq sanksionet, ka shumë rëndësi kush është kryeministër” – Lajçi: Kurti i prishi raportet me aleatët
Ish-lideri i Lëvizjes Studentore të vitit 97-tës, Driton Lajçi, ka thënë se lidershipi aktual vështirë se mund të mundësojë që të largohen sanksionet nga Bashkimi Evropian të vendosura ndaj Kosovës.
Ai tha se duhet konsensus për largimin e tyre, duke e parë këtë gjë si shumë të vështirë.
Gjatë në interviste në “Pressing” të T7, Lajçi ka thënë se ka shumë rëndësi kush është kryeministër, madje edhe familja e tij.
“Faktet janë të forta sanksionet dhe administrata Trump. Lehtë është me i vendos sanksionet, por vështirë me i hek. Aty ka politikë brenda shteteve të Bashkimit Evropian, edhe nëse i plotëson kushtet vendimet merren me konsensus”.
“Unë mendoj që lidershipi aktual nuk kanë me pasur mundësi për me i hek sanksionet, nuk munden – për shkak të raporteve, ka shumë rëndësi jo vetëm kush është kryeministër, por edhe familja e kryeministrit”, ka thënë ai.