Lidershipi i Preshevës: Qeveria Kurti po na injoron

27 shtator 2022 | 11:14

Gjatë vikendit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, që vjen nga Vetëvendosje i ka ftuar politikanët nga Lugina e Preshevës për të diskutuar mbi regjistrimin e popullsisë në këtë pjesë.

Në këtë takim nuk janë ftuar edhe udhëheqësit e Komunës së Preshevës.

Në anën tjetër, në fillim të shtatorit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë shkuar në Luginë, por jo edhe në Preshevë. Madje as nuk kanë kërkuar e as nuk i kanë ftuar që vizitës t’i bashkoheshin udhëheqësit e Preshevës. Edhe kjo ka ngjallur reagime nga Shqipërim Arifi me staf.

Madje, kryeministri Albin Kurti, rivalen e Shqiprim Arifit e ka zgjedhur për ta këshilluar për politikat mbi Luginë. Kundër emërimit të Ardita Sinanit, si person politik, ka dalë Arifi me shokë.

E këto veprime, për zëvendëskryetarin e Preshevës, Almin Shaqiri, janë të jashtëzakonshme dhe të paprecedent.

Këtë, Shaqiri e ka thënë në “Sytë 7” në “Klan Kosova”, duke kërkuar ndërrim të qëndrimeve nga ana e Kurtit me kabinet ndaj lidershipit të Preshevës. Shaqiri, beson se këto situata po vijnë edhe si shkak që Ministri Liburn Aliu, me prejardhje nga Lugina, kanë afërsi familjare me rivalen, Ardita Sinani.

Zëvendësi i Shqiprim Arifit, ka bërë me dije se e kanë ftuar Kurtin në vizitë në Preshevë, por ende nuk kanë marr përgjigje pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vazhdon me shtrirjen dhe…