Lidhja e Bizneseve mirëpret shfuqizimin e vendimit për automjetet që transportojnë mallra
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka shfuqizuar vendimin për transportin e mallrave nëpër autoudhë, e rrugë nacionale.
Ata kanë theksuar se ky është hap për zhvillimin e Kosovës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Lidhja e Bizneseve të Kosovës vlerëson pozitivishtë lajmin për shfuqizimin e vendimit Nr.5692 i datës 13.07.2024, lidhur me ndalimin e garkullimit ne Autoudhe,Rruget Nacionale dhe Rajonale per te gjitha automjetet e transportit te mallrave me peshe me te madhe se 7.5T. Si Lidhje e Bizneseve kemi kerkuar dhe kemi rekomanduar shfuqizimin e ketij vendimit,sepse ishte vertet një vendim i domshem për bizneset, prodhuesit, tregtaret dhe ndertuesit. Andaj, Ne e përgezojmë institucionet për shfuqizim e ketij vendimi. Ky hap është në përputhje me qëllimin tonë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Bashkëpunimi me institucionet është thelbësor për arritjen e rezultateve pozitive për bizneset dhe ekonominë. 🚚💼🌟