“Lidhja e Donaldit me Beatrixën ishte e shëmtuar”, flet shoqja e Bora Zemanit
Edhe pse “Big Brother VIP”, ka tashmë disa javë që ka mbaruar, duket se marrëdhëniet e ish-banorëve po vijojnë të ngjallin interes te publiku.
Së fundmi, Semi Jaupaj, e njohur dhe si shoqja e Bora Zemanit ka deklaruar se te marrëdhënia me Donaldin do të donte të ishte më e ftohtë. Ajo madje e cilësoi lidhjen e aktorit me Beatrixën si të shëmtuar.
“Nuk dua të bëj ndonjë koment të madh. Unë jam pro dashurisë. Mënyrat si i bëri gjërat ishte pak e shëmtuar. Mund të gjente mënyra për të dërguar mesazhe për Borën. Njeriu është i lirë të bëjë ç’të dojë”, tha ajo në “Post Big Brother VIP”.
Këngëtarja gjithashtu ka folur edhe për qëndrimin që ka mbajtur për Donaldin sapo la shtëpinë e famshme.
“Këtu do ndalem pak sepse këtu jam komentuar gjatë gjithë kohës, që nuk e kam mbështetur. Pas asaj që ndodhi unë realisht, nuk isha dakord për zgjedhjen e tij që bëri. Nëse vinte puna tek Donaldi si lojtarë unë e kam mbrojtur. Jo duke bërtitur shumë ndoshta, por nuk e kam hedhur poshtë”, u shpreh Semi.