
‘Lidhja e Prizrenit’, kampione në Ping Pong
30 tetor 2022
| 15:00
Në qytetin e Ferizajt të premten është janë zhvilluar duelet e fazës play off të ligës U-17 për kategorinë e meshkujve në Ping Pong.
Këtu në finale ka depërtuar ekipi “Lidhja e Prizrenit 2” që është ballafaquar me “Lidhjen e Prizrenit”.
Këta të fundit kanë arritur ta mbrojnë titullin e kampionit të Kosovës duke triumfuar me rezultat të thellë 3:0.
Takim interesant ishte edhe ai për vendin e tretë që është zhvilluar në mes të dy klubeve nga Ferizaji, “Ahmet Hoxha MK” dhe “Gani Maloku”. Në fund “Ahmet Hoxha KM” ka dalë triumfues me rezultat të ngushtë 3:2.