Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës bëhet me shtëpi

29 dhjetor 2021 | 11:28

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës pas shumë vitesh bëhet me lokalet e saj në Mahallën e Muhaxherëve në Prishtinë. Në një lokal modest tashmë të kompletuar do të kenë mundësi të zhvillojnë veprimtaritë e tyre anëtarët e LSHK-së, që janë rreth treqind, nga të cilit rreth njëqind e pesëdhjetë aktivë.

Lokalet kanë një sallë me rreth njëqind vende, dy zyra, bibliotekën dhe bufenë. Është e pajisur me zërim modern – katër mikrofona. Me foltore përkatëse…

Shiritin e përurimit të zyrave të reja do ta presin Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit dhe prof. dr. Shyqri Galica, kryetar i LSHK-së.

Hapja bëhet të enjten, më 30.12.2021, në orën 12, në Mahallën e Muahxherëve, “Kulla e Zotnisë”, Prishtinë dhe të ftuar janë gjithë  anëtarët e LSHK-së e dashamirë të librit, të cilët me praninë e tyre nderojnë shkrimtarët dhe letërsinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga E.B., Nju Jork Firma “Shq1pe” është një brend i…