
Lidhja e Shkrimtarëve, takim letrar në Ditën e Poezisë
21 mars 2025
| 08:51
Në Ditën Botërore të Poezisë, e cila shënohet sot, nga ora 12:00 Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon një takim letrar, ku do të lexojnë anëtarët e rregullt të LShK-së dhe anëtarët e rinj që porsa janë pranuar në asociacionin më të madh të Republikës së Kosovës.
Ka vite që kjo datë shënohet nga penat e letërsisë dhe të artit të krijuesve të botës, ndërsa edhe LShK-ja ka mbledhur anëtarët e saj për t’u paraqitur me poezitë e tyre më të reja.
Në këtë takim letrar marrin pjesë anëtarët që kanë kryer detyrimet sipas statutit të këtij asociacioni, që ka zgjeruar veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin dhe me shumë qendra të botës, me figura të njohura të letërsisë e të kulturës.
Kjo ditë shënohet nga viti 1999.