Lidhje e fortë miqësie e Haradinajt me familjen Koliqi nga Stublla e Vitisë

24 dhjetor 2024 | 15:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të ditës së Krishtlindjeve, viziton shumë familje për t’iu uruar këtë festë. Haradinaj pothuajse çdo vit përzgjedhë familje të ndryshme të besimit krishterë për t’i vizitur e nderuar duke mos anashkaluar edhe tempujt fetar. “Si komb jemi të bekuar me vlerat unike tona, si mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare qe është trashëgimi e jona e përhershme”, kishte thënë Haradinaj kohë më parë.
Ai pothuajse çdo vit përzgjedh edhe familjen Koliqi, në Stubëll të Vitisë. Kryefamiljari i kësaj familje Engëll Koliqi i cili është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhtë e 9 shkurtit, e që mbanë numrin 103 në listën zgjedhore, ndihet shumë i nderuar që kryetari Haradinaj për çdo event qoftë fetar, kulturor apo sportin e viziton Stubllën dhe familjen e tyre. Engjëll Koliqi ka thënë se prezenca dhe vizitat e Haradinajt e bëjnë të lumtur jo veç familjen Koliqi por dhe gjithë rajonin e Vitisë. Kandidati për deputet Engjëll Koliqi ua uron gjithë shqiptarëve festën e Krishtlindjes, duke u lutur që të mbiztorëoj paqja dhe begatia në gjithë botën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar listën e 110…