“Lidhu me kampionët dhe shkrije çdo distancë”, “Artvision” bëhet sponsor i Erzen Zyberajt
“Artvision ka kënaqësi që të konfirmojë se do të mbështesë atletin elitar, Erzen Zyberaj, drejt rekordeve të tij të radhës në vrapim. Pak kohë më parë Erzeni bëri krenarë gjithë kombin shqiptar, kur vrapoi nga Prishtina deri në Tiranë pa u ndalur më 28 Nëntor që shënoi 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo është një lidhje e re e fortë kampionësh, pasi Erzen Zyberaj do të jetë imazhi më i ri i Artvision – dhe i një projekti të ri, një produkti inovativ, të cilin do ta lansojmë shumë shpejt dhe i cili do të ketë impakt sa lokal, aq edhe ndërkombëtar.
Shërbimi superior dhe besimi i klientëve na fuqizon që të mbështesim sportistë të nivelit të Erzenit dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen”, kështu thuhet në njoftimin e Artvision-it, për mbështetjen ndaj atletit Erzen Zyberaj.
#LidhjaKampioneve #Artvision #ErzenZyberaj