Liga Arabe del kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem

02 shkurt 2021 | 17:15

Liga Arabe ka reaguar pasi Izraeli zyrtar ka paralajmëruar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmad Aboul Gheit, ka thënë se një gjë e tillë është e paligjshme.

“Çdo vendim për hapjen e një ambasade në Jerusalem është i paligjshëm sepse qyteti ishte nën okupim dhe, për këtë arsye, nuk mund të pres ndonjë mision të tillë diplomatik”, ka thënë Gheit.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj izraelit, Gabi Ashkenazi të hënën kanë vendosur lidhjet diplomatike mes dy shteteve gjatë një ceremonie virtuale.

Edhe BE-ja vendimin e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem e kanë konsideruar vendim fatkeq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendim që t’ia vazhdojë…