Liga Ballkanike: Peja mposht skuadrën nga Mali i Zi
30 janar 2024
| 22:24
Klubi i Basketbollit Peja, e ka regjistruar fitoren e dytë bë Ligën Ballkanike.
Ekipi i Rami Hadar, triumfoi sonte në udhëtim ndaj skuadrës nga Mali i Zi, Pljevlja, me rezultat 76:85.
Basketbollistët më të dalluar tek pejanët ishin Justin Edler-Davis, i cili shënoi 24 pikë dhe Sadio Doucuore, që i shtoi 20 pikë.
Ndërkaq tek malazezët më i dalluari ishte Darius Mcneill me 29 pikë.
Peja nesër do të luajë ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, ndaj skuadrës tjetër nga Mali i Zi, Lovcen.
Ditë më parë, kampionët e Kosovës kishin mposhtur Lovcenin në “Karagaçi” me rezultatin 83:69.