Liga e Evropës, short me fat për Unitedin dhe Juventusin
24 shkurt 2023
| 13:37
Pas kualifikimit një natë më parë, skuadrat e Ligës së Evropës kanë mësuar shortin e fazës për 1/8 finale të këtij kompeticione. E pashmangshme duelet e forta të skuadrave pretendente.
Kështu, Manchester United do të përballet me Betis Sevilla, ndërsa Juventus duket me fat, teksa peshkoi gjermanët e Freiburg. Ndeshjet e para do të luhen më 9 mars, ndërsa ato të kthimit më 17 mars.