Liga e Evropës sjell superpërballjen Barça – United

16 shkurt 2023 | 11:21

Pas Ligës së Kampionëve zhvillohen ndeshjet në Ligën e Evropës ku pritet të këtë përballje interesante. Ndeshja kryesore është ajo që zhvillohet në “Camp Nou” ku Barcelona e pret Manchester Unitedit, në ndeshjen e parë të “play-off”-it.

Dy skuadrat janë përballur disa herë edhe në Ligën e Kampionëve, por është hera e parë që përballen në garën e dytë më të rëndësishme për klube. Barcelona hynë në raundet e eliminimit të Ligës së Evropës për të dytin sezon radhazi, pasi përfundoi e treta në grupin e Ligës së Kampionëve pas Bayern Munchen dhe Interit. Barcelona ndryshe nga Liga e Kampionëve, në La Liga është duke shkëlqyer dhe është në pozitën e parë me 11 pikë para Realit që ka një ndeshje me pak të zhvilluar.

Manchester United është dashur të paraqitet në Ligën e Evropës në gjashtë nga dymbëdhjetë sezonet e fundit.“Djajtë e Kuq” e nisën fazën e grupeve në mënyrë jo të mirë duke humbur me rezultat minimal 1-0 në shtëpi kundër Real Sociedad, por futbollistët e Erik ten Hag u përgjigjën mirë me pesë fitore të njëpasnjëshme. Unitedi është ende duke konkurruar në të gjitha frontet këtë sezon, me një ndeshje finale të Kupës EFL kundër Newcastle United që do të vijë më vonë këtë muaj dhe një ndeshje në raundin e pestë të FA Cup me West Ham United në mars, ndërsa ata janë vetëm pesë pikë larg vendit të parë në Premier Ligë.

Tani fokusi i Unitedit do të zhvendoset në “Camp Nou” ku do të mundohet të marrë një rezultat sa më të favorshëm për të pasur më të lehtë në ndeshjen kthyese në “Old Trafford”. Barcelona në këtë ndeshje do të jetë pa dyshen Ousmane Dembele dhe Sergio Busquets, kurse mungesat e Unitedit janë më të mëdha: Donny van de Beek, Christian Eriksen, Anthony Martial, Scott McTominay dhe Antony. Ndërsa Lisandro Martinez dhe Marcel Sabitzer janë të dyja të pezulluara.

Liga e Evropës

18:45 Ajax – Union Berlin
18:45 Barcelona – Manchester United
18:45 Salzburg – Roma
18:45 Shakhtar Donetsk – Rennes

21:00 Bayer Leverkusen – Monaco
21:00 Juventus – Nantes
21:00 Sevilla – PSV Eindhoven
21:00 Sporting – Midtjylland

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i…