Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të përfundojnë në gusht

17 maj 2020 | 20:53

Ceferin nuk ka asnjë dyshim se në gusht, do të përfundojnë edhe Liga e Kampionëve edhe Liga e Evropës.

Uefa ka një plan për të përfunduar sezonin 2019-20 deri në fund të gushtit, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, sipas presidentit, Aleksander Ceferin.

Shumica e sezoneve të ligave evropiane u pezulluan në mars për shkak të pandemisë Covid-19, por disa ligë kanë njoftuar për rifillim në javët e ardhshme, kurse Bundesliga tashmë ka rinisur.

“Ne kemi një ide, por duhet të presim që komiteti ekzekutiv i UUEFA-s të konfirmojë datat. Mund të them që sezoni Evropian do të përfundojë, nëse gjithçka është ashtu siç është tani, në gusht”, ka thënë Ceferin për beIN Sports.

“Nëse gjërat vazhdojnë të jenë siç janë tani, jam i sigurt se do të përfundojmë sezonin evropian, përfshirë garat e UEFA-s”.

“Mendoj se shumica e ligave do të përfundojnë sezonin. Ata që nuk do të luajnë më, është vendimi i tyre. Por, ata duhen të luajnë në kualifikime nëse duan të marrin pjesë në garat e UEFA-s”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i Ukshin Hotit, Andini, përmes një postimi në llogarinë…