Liga e Kampionëve fillon me derbin PSG – Juventus
Gara më e fortë në futboll, Liga e Kampionëve, fillon sonte (e martë) me tetë ndeshje që janë mjaft interesante. Përballja kryesore do të zhvillohet në Paris mes kampionëve të Francës, Paris Saint-Germain dhe Juventusit.
Skuadra franceze që ka superyjet botërorë në radhët e veta, si Messin, Mbappen dhe Neymarin, edhe në këtë edicion do të tentojë të realizojë synimin për ta fituar garën e cila deri tash ka qenë thuajse e pamundur edhe përkundër investimeve të mëdha që ka bërë në vitet e fundit.
Në anën tjetër, Juventusi do të përpiqet të marrë më të mirën në këtë ndeshje për ta rritur motivin dhe rikthyer edhe rezultat pozitive, pasi edhe në Serinë A në dy vjetët e fundit ka qenë jashtë garës për titull.
Real i Madridit, që është kampion në fuqi, e nis mbrojtjen e titullit me përballjen ndaj Celticit, kurse ndeshje mjaft interesante do të jetë edhe ajo mes Sevillës dhe Manchester Cityt.
Grupi E
18:45 Dinamo Zagreb – Chelsea
21:00 FC Salzburg – AC Milan
Grupi F
21:00 Celtic – Real Madrid
21:00 RB Leipzig – Shakhtar Donetsk
Grupi G
18:45 Borussia Dortmund – FC Copenhagen
21:00 Sevilla – Manchester City
Grupi H
21:00 Benfica – Maccabi Haifa
21:00 Paris Saint-Germain – Juventus
/Epoka e re/